Meghan Markle është një nga personat më të përfolur në të gjithë botën. Herë pas here, detaje të ndryshme nga jeta e Dukeshës ‘pushtojnë’ faqet e para të gazetave dhe mediave më të rëndësishme. Princi Harry dhe gruaja e tij ishin të pranishëm në një nga eventet më të rëndësishme të bamirësisë.
Ata u janë bashkuar fëmijëve, prindërve dhe kujdestarëve për fëmijët e sëmurë në Londër. Çifti po ndjek çmimet vjetore WellChild për të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve të sëmurë rëndë dhe familjeve të tyre, duke i falënderuar ata që kujdesen dhe i mbështesin. Mirëpo ajo që ra në sy ishte veshja e Meghan në këtë event.
Princi Harry dhe Meghan Markle në "Wellchild"
Dukesha e Sussex kishte zgjedhur një kostum të zi që i rrinte pas trupit dhe të linte vërtet pa frymë. Por tabloidet angleze nuk e vënë gishtin tek bukuria dhe sensualiteti i dukeshës, po mbi faktin që ky look kushton rreth 3600 stërlina. Kostumi i saj ishte nga Altuzarra, këpucët Acquazzurra dhe çantën nga Stella McCartney. "Shumë e cila nuk është pak për një spital si ai WellChild,"- raportojnë mediat angleze.