
Këshilli Bashkiak i Tiranës emërtoi sot një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”, si shenjë solidariteti me rezistencën e Ukrainës kundrejt pushtimit rus.
Lajmi ka tërhequr vëmendjen e mediave më të rëndësishme botërore, si Associated Press, Reuters, The Telegraph, Washington Post e shumë të tjera.
Në shkrimin e tyre, mediat e huaja bëjnë me dije se Këshilli Bashkiak i Tiranës, apo parlamenti i qytetit, votoi unanimisht për të riemërtuar një rrugë kryesore në kryeqytet ku kanë selitë ambasadat e Ukrainës, Rusisë, Serbisë dhe Kosovës.
Shqipëria ishte i vetmi vend gjatë Luftës së Dytë Botërore që në fund të saj pati më shumë hebrenj sesa në fillimin e luftës, duke u ofruar atyre strehë nga persekutimi nazist. Shqipëria ishte vendi i parë që u ofroi strehim afganëve që u larguan nga vendi i tyre pasi regjimi Taliban erdhi në pushtet”, theksojnë mediat më të njohura ndërkombëtare.
Lajmi kryesor:
Miratohet në Këshill Bashkiak, Tirana me rrugë 'Ukraina e Lirë', ngjitur me ambasadën ruse! Veliaj: Kryeqyteti gati të presë refugjatë! Mediat botërore jehonë lajmit











