Mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë gjerësisht për mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për turistët e huaj. “Lëreni pas rivierën franceze, gjeni alternativa të mrekullueshme në rivierën Shqiptare,”- shkruan faqja online Triposo.com e cila i dedikohet vetëm turizmit.
Duke sjellë në vëmendjen e lexuesve plazhet më të njohura të vendit tonë, Triposo shkruan se Shqipëria ofron një sërë mundësish dhe alternativash zgjedhjeje për të kaluar pushime të shkëlqyera dhe shumë të lira.
Ndër plazhet e përmendura në shkrimin dedikuar rivierës sonë theksohen ato të Sarandës, Ksamilit, Borshit, Palasës, Himarës, Dhërmiut,Lukovës e Vlorës.
Përveç plazheve shumë të bukura që riviera jonë ofron, Triposo shkruan gjithashtu se në këto vende përveçse mund të argëtohesh shumë pasi një pjesë e tyre janë plazhe të pa eksploruara, po ashtu mund të gjesh edhe ushqim shumë të mirë.
Për çdo plazh të përmendur në shkrim jepen të dhëna të shumta duke nisur nga vendndodhja me koordinata, historiku dhe mundësitë e shumta që ofrohen për argëtim e qëndrim.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com