Mediat e huaja në alarm,plazhet
shqiptare në rrezik nga erozioni
Një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash në Shqipëri po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregulluar urban.
Një e treta e vijës bregdetare prej më shumë se 400 kilometrash në Shqipëri po gërryhet për shkak të një kombinimi të rrezikshëm të ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit të parregulluar urban.
Në Shqipëri, erozioni bregdetar nga Deti Adriatik po gëlltit plazhe, pyje dhe tokë. Dhe ky erozion jo vetëm që kërcënon kafshë të egra, por është gjithashtu me pasoja për biznesin, shkruan TRT World, një kanal turk që transmeton 24 orë në gjuhën angleze. Kanali ka realizuar një reportazh në bregdetin shqiptar, ku ka intervistuar banorë dhe ekspertë.
Ambientalistët thonë se shkak për këtë është një kombinim i rrezikshëm i ndryshimeve klimatike dhe zhvillimit urban të parregulluar.
Fshatarët në zonë po përballen gjithashtu me një të ardhme të pasigurtë. Vija bregdetare e Shqipërisë është 427 kilometra (265 milje) e gjatë. Qeveria thotë se rreth një e treta e saj po erodon.
Gazetari është në plazhin e Qerretit, ku thotë se një bar në plazh është bosh sepse tani është dimër, por edhe në verë ka të ngjarë që turistët të mos vijnë.
Afrim Krasniqi, pronari i barit, thotë se dikur vinin shumë turistë nga Europa, por tani numri i tyre po bie për shkak të erozionit të bregdetit.
Gazetari konstaton me pamje se deti po gëlltit një pjesë të madhe të bregdetit. Jak Gjini, ekspert mjedisi në Bashki thotë se në tre dekadat e fundit deti është afruar me të paktën 2.5 metra në vit.
Peshkatarët në qytetin e Shëngjinit kanë frikë se do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, ashtu si shumë pelikanë dhe peshq po e braktisin lagunën. Osman Demi thotë se ata janë përditë dëshmitarë se si uji po futet në tokë. Ai tregon dhe bunkerët, e ndërtuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, që tashmë janë futur gati 10 metra në det.
Gazetari thotë se ruajtja e bregdetit nga eriozioni është një punë e kushtueshme për një nga vendet më të varfra të Europës. Por, edhe nëse nuk ndërhyhet, në afatin e gjatë kostot mund të rriten edhe më shumë. /
Monitor
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5069
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31
-
Zjarret i dogjën shtëpinë/ Mel Gibson 'shpërthen' kundër Guvernatorit të Kalifornisë: Ai shpenzoi paratë e taksave për xhelin e flokëve
11 Janar, 09:08
-
Zjarret në Los Anxhelos, 11 viktima e 180 mijë të evakuuar! Miliarda dëme, grabitës të maskuar si zjarrfikës
11 Janar, 09:00
-
Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno
11 Janar, 08:26
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10