Mediat greke jehonë Parkut Helen në Tiranë

Mediat greke jehonë Parkut Helen në Tiranë

"Parku helen"

Kanë qenë të shumta mediat greke që kanë shkruar për Parkun Helen në Liqenin e Farkës ku di zhvillohet tregarëshi "TIRANATHLON", aktivitet që organizohet për herë të parë nga Bashkia Tiranë dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri. 

Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare. 

"Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen dy ditë më përpara, më 18 qershor", shkruajnë mediat greke. 

“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë çlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës. 

Është një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë