TIRANË- Partia Socialiste e ka gati draftin për reformën e re territoriale dhe e ka depozituar tashmë në Kuvend. Sipas draftit të cilin Report Tv e disponon, socialistët propozojnë që Shqipëria të ruajë ndarjen me 12 qarqe, por numri i bashkive ulet nga 61 në 46 bashki. Në total shkrihen 15 bashki me 225 mijë banorë, të cilat bashkohen me 13 bashki të tjera ekzistuese. Pra, 28 bashki aktuale konsolidohen në 13 bashki më të mëdha, ndërsa 33 bashki të tjera mbeten të pandryshuara, mes tyre edhe 3 bashkitë minoritare Pusteci, Finiqi dhe Dropulli. Elbasani merr Cërrikun e Belshin, ndërsa Poliçani dhe Dimali i bashkohen Berati. Rinasi i bashkëngjitet Bashkisë Tiranë.

Tabela që tregon bashkitë që shkrihen dhe me kë bashkohen
Risi e propozimit të PS është edhe krijimi i një niveli të ri ndarje territoriale, "Qyteti", i cili do të ketë status të veçantë ligjor dhe do të përbëhet nga njësitë administrative e fshatrat dhe me një nënkryetar përgjegjës për koordinimin administrativ. Në total, vendi do të organizohet në 12 qarqe, 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative.
“Bashkia si njësia bazë e qeverisjes vendore përbëhet nga qytetet. Qytetet kanë status të veçantë ligjor që rregullohet me ligjin për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor dhe përbëhen nga njësitë administrative dhe/ose fshatrat. Organizimi dhe përfaqësimi i bashkisë mbështeten në parimin e përfaqësimit proporcional të qyteteve përbërëse, në përpjesëtim me popullsinë e tyre”, thuhet në propozim.
Ndarja e re territoriale që propozon PS
Harta e Shqipërisë sipas ndarjes territoriale që propozon PS
Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë
Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë
Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë
Komente









