Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, dyshohet se është plagosur gjatë luftës që po zhvillohet në rajon.

Televizioni shtetëror iranian e ka përshkruar atë si “Jaanbaz i Ramazanit”, një term që përdoret për veteranët e luftës të plagosur. Përshkrimi është interpretuar si një konfirmim indirekt se ai ka marrë plagë gjatë konfliktit aktual.

Lajmi është raportuar nga Iran International dhe mediat izraelite, mes tyre edhe Times of Israel.

Sipas raportimeve, televizioni shtetëror iranian ka dhënë edhe detaje për profilin e liderit të ri duke thënë se  flet rrjedhshëm anglisht dhe ka kryer studime të specializuara në psikologji dhe psikoanalizë.

Ai përshkruhet gjithashtu si njohës i teknologjive moderne, i shkencave ushtarake dhe i çështjeve të sigurisë, si edhe i parimeve politike dhe mekanizmave ekzekutivë të shtetit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO rrëzon raketën balistike iraniane mbi Turqi, sot fjalimi i parë i Mojtaba Khameneit! Bejruti: Gati për negociata me Tel Avivin