Korniza e marrëveshjes me Iranin është e realizuar në “95%”. Sipas Fox, “instinkti” i Donald Trump është t’i “japë” Iranit “5, 6 ose 7 ditë” për të përfunduar marrëveshjen.
Pavarësisht diplomacisë indirekte përmes ndërmjetësve pakistanezë, Irani vazhdon të ushqejë një mosbesim të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara, thotë një burim i medias Tasnim që është e lidhur me Gardën Revolucionare. Burimi ka deklaruar se Republika Islamike nuk ushqen “asnjë optimizëm” ndaj Uashingtonit dhe i ka përshkruar shkëmbimet aktuale të mesazheve me SHBA-të si të zhvilluara me një pesimizëm të thellë ndaj qeverisë amerikane.
Ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare dhe mbeten mospajtime mbi disa dispozita që janë në diskutim.
Ndërkohë udhëheqësi suprem Mojtaba Khamenei është i fshehur në një vend sekret, me pak akses ndaj botës së jashtme dhe i arritshëm vetëm përmes një rrjeti korrierësh të krijuar për ta mbajtur të sigurt. Sipas burimeve të inteligjencës, zyrtarët iranianë të ngarkuar për të negociuar me administratën Trump po hasin vështirësi komunikimi, duke e bërë procesin negociues më të ngadaltë.
Çdo marrëveshje që do të përcaktohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit “do t’i garantojë Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio.
Rubio përsëriti deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu: “Izraeli ka gjithmonë të drejtën të mbrohet. Çdo vend në botë e ka këtë të drejtë. Prandaj, nëse Hezbollahu po përgatitet të lëshojë raketa ose lëshon raketa kundër Izraelit, Izraeli ka të drejtë të reagojë”, tha ai nga Nju Delhi, ku ndodhet aktualisht për vizitë.
Më tej, tha se “ndoshta ekziston mundësia që në orët e ardhshme bota të marrë lajme të mira”, duke shtuar se janë bërë përparime të rëndësishme me negociatat. Sipas Rubios, “faza e parë” do të jetë rihapja e plotë e Ngushticës. “E dyta është që Irani duhet të nisë negociata serioze mbi tre pika: angazhimin e tij për të mos zotëruar kurrë armë bërthamore, kufizime afatgjata mbi kapacitetet e tij të pasurimit dhe çfarë duhet bërë me uraniumin e pasuruar në nivel të lartë.”
Trump ka kërkuar nga Irani koncesione më të mëdha sesa ato të parashikuara nga marrëveshja e vitit 2015, e arritur gjatë administratës Obama, nga e cila Shtetet e Bashkuara më pas u tërhoqën gjatë presidencës Trump./La Repubblica
Lajm në përditësim...

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm për shkak të shpresave për një marrëveshje që mund t’i japë fund luftës SHBA-Izrael me Iranin.
Nafta Brent ka humbur 5,1%, duke zbritur në 98,12 dollarë për fuçi.
Komente








