Në mesin e pesë policëve të njësisë maqedonase të vrarë mbrëmë, janë edhe dy pjesëtar të kombësisë shqiptare. I pari që u raportua të jetë vrarë është Isamedin Osmani, ndërsa polici tjetër shqiptar i cili u vra gjatë luftimeve të mbrëmshme, është Besnik Bela. Bela ishte pjesëtar i njësisë speciale të policisë maqedonase. 

Lajmi për vrasjen e policëve shqiptar vjen nga mediat maqedonase, ndërsa bëhet e ditur se Isamedin Osmani është nga rajoni i Studeniçanit të Shkupit. 

MPB pritet të japë sot hollësi dhe të zbardh identitetin e një polici të vrarë nga pesë që humbën jetën dje gjatë përleshjeve të armatosura në Kumanovë. Deri tani është zbardhur vetëm identiteti i katër pjesëtarëve të policisë. 

polici
(Në foto polici i vrarë në Maqedoni gjatë përleshjes Isamedin Osmani)

polici dy
(Në foto polici i dytë shqiptar i vrarë gjatë përleshjes Besnik Bela)


Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)