Vrasja e biznesmenit të njohur shqiptar Artan Santo ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Së pari, prestigjozja Associated Press ka dhënë detajet e para të ngjarjes së rëndë të mëngjesit të së enjtes në mes të zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Sipas AP, dy persona të maskuar kanë qëlluar 6 herë mbi të ndjerin Artan Santo duke i marrë atij edhe jetën. Associated Press e përshkruan 58-vjeçarin Santo si një biznesmen i njohur në Shqipëri, bashkëaksioner i Bankës Credins dhe botues.
Agjencia botërore e Lajmeve Reuters shton edhe shpërblimin prej 100 mijë eurosh për personin që jep informacion për vrasësit e Santos. Reuters citon se Santo njihej në Shqipëri edhe si aktor në filmin “Guximtarët.
”Edhe "DailyMail", “abc NEWS” dhe “Breaking News” kanë pasqyruar ngjarjen e rëndë duke theksuar se policia nuk ka dalë ende me një pistë mbi vrasjen misterioze të mëngjesit të sotëm. Ngjarja është transmetuar edhe në median ballkanase, ato europiane dhe më gjerë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO