Mediat ndërkombëtare paralajmërojnë mundësinë e një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, pas ndalimit të trenit serb i cili mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”, në Mitrovicë.
BBC-ja, një shkrim të saj e ka titulluar, “Treni Serbi-Kosovë, përshkallëzon në kërcënime ushtarake”. Nga ana tjetër agjencia e lajmeve Ruters në një shkrim të saj ka vendosur titullin, “Serbia thotë se Kosova po kërkon luftë”.
Ndërkohë edhe media të tjera i kanë bërë jehonë retorikës së përdorur nga liderët serb dhe se mes këtyre dy shteteve situata mund të përshkallëzojë në një konflikt të armatosur.
Forcat policore të Kosovës, kanë ndaluar hyrjen e trenit serb i cili mbante mbishkrimin “Kosova është Serbi”, në Kosovë më 14 janar, ndërkohë kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se forcat e Kosovës kërkojnë të shkatërrojë shinat e hekurudhës, duke i akuzuar ata se janë duke luajtur një “lojë lufte”.
Pas ndalimit të trenit në kufi, ka patur edhe protesta të popullsisë serbe në Kosovë, pas të cilave ka reaguar edhe presidenti serb Nikoliç, i cili është shprehur se të dyja vendet po shkojnë drejt shpërthimit të një konflikti të armatosur.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com