Mediat ndërkombëtare jehonë Dua Lipës: Mori nënshtetësinë shqiptare
Dua Lipa me presidentin Bajram Begaj
“Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare”, kështu shkruajnë disa prej mediave ndërkombëtare si BBC, The Guardian, AP, Washington Post, Daily Mail, PageSix për këngëtaren e famshme.
Presidenti Bajram Begaj tha se Dua Lipa e ka bërë vendin "krenar me karrierën e saj globale dhe angazhimin në kauza të rëndësishme sociale". Këngëtarja e hitit ‘New Rules’ tha se ishte "një gëzim i madh i papërshkrueshëm" për të marrë nënshtetësinë shqiptare.
Pasi pozoi për foto me Presidentin Begaj në Bashkinë e Tiranës, Lipa bëri betimin për shtetësi, dha shenjat e gishtave dhe firmosi një formular aplikimi për kartë identiteti dhe pasaportë.
Ylli i popit lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova. Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Talenti i lindur dhe përkushtimi për botën e muzikës dhe artit e ndihmoi të ngjiste me guxim dhe vendosmëri shkallët e karrierës artistike që në moshë të re. Tashmë ajo numëron shumë çmime e vlerësime për kontributin e saj në muzikë dhe art, përfshi këtu edhe tre çmime Grammy.
Ndjeshmëria e saj për çështjet sociale në vende të ndryshme të botës e ka angazhuar Dua Lipën pranë UNICEF-it, në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve. Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi adhuruesve të saj mbështetje dhe donacione si dhe organizoi një fushatë të mbledhjeve të fondeve bashkë me stilistë shqiptarë, të ardhurat e të cilës shkuan për familjet e viktimave të tërmetit.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndahet nga jeta akitivisti shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti, simboli i qëndresës ndaj torturave të komunizmit
27 Nëntor, 19:03
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor, 13:15
-
Integrimi, BE i kërkon Shqipërisë qëndrimin për Kapitullin 6! Pritet të hapet brenda vitit
25 Nëntor, 11:31
-
Mosha e mesme në Shqipëri, më e palumtur se në vitet 2006-2010
25 Nëntor, 09:11
-
'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025
24 Nëntor, 07:20
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Bregu: SEPA në Ballkan, një hap i madh drejt BE
22 Nëntor, 09:25
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, avokati Hasani për Report Tv: Nuk dihet nëse do të funksionojë! Qeveria britanike po shqyrton paktin e mëparshëm me Shqipërinë
20 Nëntor, 12:23
-
E kishte mbajtur sekret! Ky është i dashuri i Rina Lipës, na e zbulon vetë Dua
20 Nëntor, 08:00
-
Ish-kryeministri malazez Abazoviç viziton Ramën në studion e tij: Edi, padyshim një nga njerëzit më origjinalë në skenën politike botërore!
19 Nëntor, 18:55
-
'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën
19 Nëntor, 13:27