Partitë opozitare në Shqipëri prej orës 18:00 kanë nisur protestën e tyre të paralajmëruar, ku kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme. Kjo protestë nuk ka lënë pa tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat po e ndjekin me transmetim "Live".
Bëhet fjalë për televizionin EuroNews, por gjithashtu protestën e opozitës po e transmeton "Live" edhe VOA (Zëri i Amerikës).
Ndërkohë para Kryeministrisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mbajë fjalimin e tij para simpatizantëve të partive opozitare.
Komento