'Non Grata', mediet serbe dhe ruse jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj Amerikës: Presidenti shkëmbeu fjalë të ashpra kundrejt SHBA

'Non Grata', mediet serbe dhe ruse jehonë sulmit të Metës e Berishës ndaj Amerikës: Presidenti shkëmbeu fjalë të ashpra kundrejt SHBA

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Mediet serbe i bëjnë jehonë "sulmit" të presidentit Ilir Meta dhe të Sali Berishës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi shpallën “non grata” ish-kryeministrin dhe familjen e tij.

Media serbe RTS, i ka bërë mjaft jehonë me disa shkrime sulmeve të Metës. RTS thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë. Në shkrim përmendet dhe reagimi i Metës ndaj SHBA, duke mbrojtur Berishën. Meta e quajti aktin e shpalljes 'non grata' të Berishës të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër .

“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm”, shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar”  se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS.

Gazeta politike e Beogradit ka shkruar edhe për padinë që Berisha paralajmoi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinke për shpifje.

“Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Škeljzen dhe vajza Argita Berisha Maltei u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.

Media ruse Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’. Sputnik thekson se mazhoranca po përgatitet të zëvendësojë Ilir Metën si President, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.

SHBA ka futur në 'listën e zezë' Sali Berishën dhe familjen e tij me argumentimin se është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik dhe familjen. Në reagimin e tij  Sali Berisha tha se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje pas i kishte cenuar dinjitetin, ndërsa shtoi se DASH të bëjë publike faktet dhe provat që ka për këto akuza në drejtim të tij.

Padinë ndaj Blinken, Sali Berisha e ka ngritur për shpifje përmes avokatit francez Jean-Yves Le Borgne, një ndër më të kushtueshmit dhe këtë padi e ka ngritur në gjykatën Korreksionale të Parisi, pasi Berisha e cilësoi Francën si një vend neutral në lidhje me këtë çështje.

1621782084_metarus.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja