BEOGRAD - Në një shkrim në agjencinë serbe të lajmeve Mondo.rs, thuhet se në bazë të disa anketave që kanë bërë me disa turistë serbë, kanë marrë mendime shumë pozitive për pushimet e kaluara në Shqipëri.
Përveç plazhit, ky vend ofron edhe një jetë nate solide. Shëtitorja është e stërmbushur, që sipas serbëve që kanë vizituar bregdetin shqiptar është më e bukur se në Budvë, pasi muzika nuk është e lartë.
Një tjetër detaj mbresëlënës, sipas këtyre anketave, është edhe sjellja e vendasve, të cilët cilësohen se janë shumë të këndshëm dhe mikpritës. Gjithashtu përmenden edhe fakti që thuajse të gjithë dinë anglisht duke e bërë më të lehtë komunikimin.

Një natë në një hotel me tre yje kushton nga 30 deri në 40 euro për dy persona. Dhomat janë të pastra, janë komentet e të anketuarve të kësaj agjencie.

Përmenden edhe atraksionet turistike siç është kompleksi historik i Butrintit dhe kështjellave, por edhe çmimet, që krahasohen me ato në Beogradit.

Të gjitha objektet janë të reja. Për shembull në Ksamil, në vitin 2010 kishte vetëm një hotel, ndërsa tani janë mbi 30, njësoj edhe në Sarandë. ‘Sikur të jeni në Majemi”, komentojnë turistët, sipas Mondo.rs.
Interneti Wireless është i aksessueshëm pothuajse kudo, në plazh, restauronte, hotele, dhe me shpejtësi të kënaqshme

Në përshkrimin agjencisë serbe bregdeti shqiptar përshkruhet si i mbushur me objekte të reja për turistë si hotele, apartamente, restorante dhe shumë prej tyre janë edhe në shitje. Gjithashtu në këtë artikull shkruhet se çmimi për një metër katror fillon nga 550 euro dhe për ata me pamje nga deti 900 euro për metë katror.
Një tjetër krahasim bëhet edhe me turistët që vizitojnë bregdetin shqiptar ku thuhet se përbërja e turistëve është e ndryshme, shumica e turistëve janë vendas, pastaj grekë, maqedonas dhe kosovarë, por ka edhe serbë, të cilët janë me të vërtetë të rrallë.
Po ashtu thuhet se femrat nuk do të ndjehen në siklet ndoshta si në Egjipt, të cilat notojnë me kostume banje, ndërsa shumica e grave të tjera janë të mbuluara plotësisht.
Për agjencinë serbe vija bregdetare e Shqipërisë është ideale për turistët me fëmijë, më shumë se sa për të rinjtë në kërkim të një nate jashtë.

Çmimet e lira janë një tjetër pikë ku kjo agjenci ka ndaluar duke i kushtuar një rëndësi të veçantë. Sipas mondo.rs çmimet janë të ndryshme në varësi të restorantit apo kafenesë që ju do të zgjidhni. Darka për dy persona bashkë me pijet kushton rreth 14 euro dhe nëse do dëshironit edhe një ëmbëlsirë do iu kushtonte 15 euro.
Sigurisht që mund të shkojë shumë më lirë nëse frekuentohen “fast food-et” thuhet më tej në përshkrim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera