Gazeta serbe “Kurir” ka publikuar një kryeartikull ku akuzon kryeministrin Hashim Thaçi se ka tradhtëtuar shtetin mëmë për Serbinë, si spiun i tij.
”Rreptësisht konfidenciale: Thaçi ishte spiun serb”!”, Eshtë titulli i artikullit të botuar në të përditshmen serbe. Artikulli, i përcjellë në shqip, shkruan se
“Vëllai më i madh i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Shtetëror të Sigurimit të Jugosllavisë (UDB) në vitet ‘80 të shekullit të kaluar!

Veçanërisht roli i tij u vu re në demonstratat studentore në Prishtinë në vitin 1981, të cilat u shuan me dhunë”.

Sipas një burimi, që “Kurir” e konsideronte të “mirinformuar”, lidhjet e familjes së kryeministrit Thaçi me agjencinë famëkeqe të UDB-së janë të njohura dhe të skeduara në arkivat e Beogradit. Pyetja, që ngrihet është se nëse do të kishte dokumente, përse do të mbaheshin ende të fshehta nga qeveria serbe.

(ad.ti/s.g/shqiptarja.com)