Pavarësisht se derbi i gadishullit iberik midis Barcelonës dhe Realit të Madridit ka përfunduar, komentet dhe analizat për paraqitjen në 90' minutat e "Cam Now" nuk kanë përfunduar.

Mediat spanjolle kanë kryqëzuar portierin e ekipit të Realit, Iker Casillas duke e akuzuar se e ka lënë me dëshirë golin e dytë të Lionel Mesit nga gjuajtja e lirë. Sipas mediave, Iker kishte shumë mundësi që të shmangte golin, por me qëllim nuk deshi. Nëse ai do të zgjatej në momentin e goditjes do të kishte larguar topin, por ai nuk e ka pritur me qëllim.

Madrilenët aludojnë se një gjë e tillë ka ndodhur me qëllim që Reali të humbte në mënyrë që të sillte edhe largimin e trajnerit Murinjo, pasi komunikimi midis kapitenit legjendar dhe teknikut është shumë i ngurtë. Kontradiktat midis dy personazheve janë të shpeshta kohët e fundit.


(d.b/shqiptarja.com)