Mediat: Trupi i Navalnyt me mavijosje në një morg në Siberi! Protesta në Rusi, më shumë se 400 të arrestuar

Pas lajmit se trupi Aleksei Navalnit, liderit të opozitës ruse i vdekur dy ditë më parë, ishte zhdukur nga morgu i burgut në Siberi, mediat ruse kanë publikuar të dhëna të reja. Mësohet se trupi i navalnit gjendet në një morg të siberisë dhe në se në të janë konstatuar shenja mavijosjeje. Sipas gazetes ruse ‘Novaja gazeta’ një të nxirë të madhe trupi e ka në kraharor, e ngjashme me mesazhin kardiak.

Po kjo gazetë bën të ditur se duket se janë përpjekur ta rikthejnë në jetë nga arresti kardiak, por ai nuk ia ka dalë. Ndërkohë për arrestin kardiak autorietet ruse nuk kanë dhënë asnjë detaj deri tani, por kanë thënë se vdiq nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur.  

Nëna e Navalnit kishte shkuar pranë spitalit të burgut në Siberi ku ai ndërroi jetë për të kërkuar trupin e të brit, por nuk ndodhej atje. Ekipi i Navalnyt tha më herët se është e qartë se vrasësit duan të mbulojnë gjurmët e tyre dhe për këtë arsye nuk po e dorëzojnë trupin e Alexeit, duke e fshehur atë edhe nga nëna e tij”.

Navalny vazhdon teksa autoritetet ruse arrijnë në përfundimin se lideri i opozitës ruse nuk ka vdekur nga një akt kriminal, por nga “Sindroma e Vdekjes së Papritur”.

Me cilësimin e Alexei Navalny si “ekstremist” nga shteti rus, kushdo që demonstron për të, ose që tregohet se ka pasur ndonjë lidhje me të, rrezikon të arrestohet. 

Sipas vejushës së Navalny, prifti Grigory Mikhnov-Vyatenko u arrestua pranë shtëpisë së tij ndërsa po shkonte për në memorialin Solovetsky për viktimat e persekutimit politik në Bashkimin Sovjetik. Pak më vonë, siç njoftoi në Telegram anëtari i opozitës Boris Vishnevsky, Mikhnov-Vytenko u dërgua në spital me një goditje në tru.

K.M/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 19/02/2024 20:23

    Eshte nje person tjeter qe jane me njeri tjetripor e ka mare nje grua tjeter alex mund te jete ne amerike veriu po vladimir puti do te japi zgjedhje parakoshme zgjedhje parakoshme fiton bori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja