
Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmë pranë aeroportit ushtarak rus Chkalovsky, në qytetin Shchelkovo, rreth tridhjetë kilometra në veri-lindje të Moskës, njoftuan mediat ukrainase, duke cituar kanalet ruse Telegram.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, por agjencia e lajmeve ukrainase Ukrinform raportoi se banorët vendas dëgjuan shpërthime të fuqishme.
Agjencia tjetër e lajmeve ukrainase RBC-Ukraina, kujtoi se diversantët e paidentifikuar ku shpërthyen dhe dëmtuan së fundmi dy avionë dhe një helikopter në bazën Chkalovsky. Aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Dronët iranianë të prodhuar me komponentë evropianë! Kievi konfirmon se grupi Wagner është kthyer në lindje të Ukrainës










