13 golat dhe 6 asistet e këtij sezoni me fanellën e Trabzonsporit kanë bërë që Ernest Muçi të jetë objektiv për shumë klube, teksa verën e këtij viti do rikthehet në klubin mëmë, Besiktas.
24-vjeçari i Kombëtares luan në huazim dhe Trabzonspori po përpiqet që të bindë Besiktasin për të ulur çmimin e sulmuesit. Skuadra nga Trabzoni është ndalur te shifra 6 milionë euro, por Besiktasi kërkon diçka më shumë pasi në shkurtin e vitit 2024 pagoi 10 milionë euro për Muçin te Legia e Varshavës.
Forma e sulmuesit ka bërë që 'SofaScore' të tregojë statistikat e Muçit, duke shtuar edhe shprehjen: 'Kurrë mos bjer në dashuri me një futbollist në huazim'.
“Pavarësisht se Ernest Muçi është zyrtarisht në huazim, sulmuesi shqiptar ka shumë të ngjarë të transferohet përgjithmonë te klubi aktual, pasi performancat e tij nuk i kanë dhënë Trabzonsporit asnjë arsye për të mos aktivizuar opsionin e tij të blerjes për 8.5 milionë euro”, shkruan faqja e specializuar e statistikave Sofasore. “Kurrë mos bjer në dashuri me një lojtar në huazim…” është titulluar një foto e Muçit nga 'Sofascore'.
Muçi është ndër futbollistët më në formë të Kombëtares, duke shtuar kështu presionin mbi Sylvinhon, me trajnerin e kuqezinjve që pritet t'i dërgojë një ftesë sulmuesit për ta rikthyer në ekip në kuadër të ndeshjes play-off për Botërorin 2026, asaj kundër Polonisë që luhet mbrëmjen e 26 marsit në Varshavë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
70%
-
Të gabuar
12.9%
-
Nuk kam mendim
17.2%
Vota total: 2670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ E hëna e shqiptarëve në Turqi, Rey Manaj gol dhe asist! Valon Et'hemi dopietë me fanellën e Sivassporit
23 Shkurt, 14:35
-
Legjionarët/ Uzuni, Manaj, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste
23 Shkurt, 10:30
-
Akuzohet se ofendoi Presidentin Erdogan, arrestohet në Ankara gazetari i Deutsche Welle
20 Shkurt, 17:51
-
Juventusi kërkon Berat Gjimshitin për verën, kapiteni i Kombëtares pëlqehet edhe nga Roma e Milani
20 Shkurt, 14:55
-
Zyrtare/ Nazmi Gripshi firmos me Rubin Kazanin, kontratë deri në vitin 2029! Katër shqiptarë në klubin rus
20 Shkurt, 11:50
-
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
20 Shkurt, 10:43
-
Alarm në Kombëtare, Armando Broja dëmtohet sërish! E konfirmon trajneri i Burnleyt: Do jetë jashtë për disa javë
20 Shkurt, 09:10
-
Trabzonspori kërkon ulje çmimi për Ernest Muçin, Besiktasi s'lëviz nga kërkesat për sulmuesin e Kombëtares
19 Shkurt, 15:19
-
Myrto Uzuni u tundua nga oferta e Trabzonspor, drejtori sportiv i FC Austin: Futbollistëve iu ofrojnë shuma të mëdha parash
19 Shkurt, 13:49
-
GOLAT/ Dygolëshi i Jasir Asanit në Champions Leaguen e Azisë nuk mjafton, Esteghlali eliminohet nga gara
18 Shkurt, 12:32
-
Kthimi i Evës nga Siria ‘humanizëm’, ambasadorja Kadzadej për Report TV: S’kemi kërkesa të tjera për riatdhesim
16 Shkurt, 14:07
-
KF Vllaznia feston sot 107 vjetorin e themelimit, Elseid Hysaj mediton rikthimin në Shkodër: Nuk do ishte keq, dua edhe Empolin
16 Shkurt, 13:57