Mediet e Kosovës: Shërbimet sekrete të Serbisë kanë planifikuar sulm terrorist ndaj serbëve që jetojnë këtu! Synohet fajësimi i Prishtinës zyrtare

Mediet e Kosovës: Shërbimet sekrete të Serbisë kanë planifikuar sulm terrorist ndaj serbëve që jetojnë këtu! Synohet fajësimi i Prishtinës zyrtare

Foto ilustruese

Shërbimet sekrete të Serbisë po planifikojnë sulme terroriste sekrete ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë. Kështu raportojnë mediat e Kosovës, në një artikull ku theksohet se burime ndërkombëtare, të pacituara, kanë ngritur alarmin për një inskenim të rëndë të planifikuar nga shërbimet sekrete serbe për të vrarë ndonjë çift të moshuar në vendbanimet me shumicë popullsie serbe.

Mes të tjerash, në artikullin e publikuar nga KosovaPress, shkruhet se sulmi mund të realizohet edhe ndaj fëmijëve serbë me qëllim fajësimin e Kosovës dhe largimin e vëmendjes nga zhvillimet serb. .

“Lidhur me këto indikacione, janë informuar edhe strukturat e sigurisë në Kosovë”, ka thënë i njëjti burim, raportojnë mediat e Kosovës.

Kujtojmë se në Serbi, Vuçiç po përballet me protesta të fuqishme gna ana e opozitës që pretendon për vjedhje të zgjedhjeve parlamentare. Ditën e djeshme (4 janar), u rrah brutalisht dhe u arrestua politikani serb, Nikola Sanduloviç i cili nderoi Adem Jasharin në memorialin e tij në Prekaz.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Open Files: 07/01/2024 00:20

    Kosova duhet të ketë kujdes sepse Serbia nuk i ka "lejuar" kot makinat me targa RKS që të qarkullojnë në Serbi! Autoritetet në Beograd nuk bëjnë kurrë asgjë kot edhe pa bekimin e Moskës, me siguri që kan kurdisur diçka, prsh. ndonjë atentat në stilin e rastit Panda. Serbia është e gatëshme të bëjë gjithçka për të fajësuar Kosovën dhe për ta nxirë atë në sytë e ndërkombëtarve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025