Mediu: Gjiknuri ekspert i 'Zgjedhores' jo kusht largimi i tij! Platforma e opozitës, kërkesë e ndërkombëtareve

TIRANË- Opozita e bashkuar duket se ka përçarje sa i përket një prej 5 pikave të patformes per zgjidhjen e krizes, plotesimin e se ciles e kane bere kusht per uljen ne dialog me kryeministrin Edi Rama. Teksa lideri demokrat Lulzim Basha tha se largimi nga komisioni i reformes zgjedhore te kryetarit te saj Damian Gjiknuri eshte kusht per dialogun per zgjedhoren, Fatmir Mediu, kreu i Partise Republikane, aleat i Bashes, thote se kushti për largimin e Damian Gjiknuri nga bashkë-kryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore "ka rënë", pasi sipas tij nuk u takon atyre që të zgjedhin kundërshtarin, teksa e vlerësoi ish-ministrin si një ekspert të Zgjedhore. Nga ana tjetër, duke komentuar në Report Tv platformën me 5 pika, e cila u bë publike paraditen e kësaj të mërkure, Mediu tha se një gjë e tillë ka ardhur edhe si pasojë e kërkesës së ndërkombëtareve, që opozita të mos kishte vetëm rol denoncues, por të ofrojë një zgjidhje.  

"Jemi në një moment të rëndësishëm kombëtar, para 18 tetorit. Janë parashtruar përgjegjësi nga parlamenti gjerman, por janë akuza për kryeministrin Rama dhe duhet para një zgjidhje. Opozita ka arritur në atë pikë që shqetësimet e saj, tashmë janë bërë pjesë e një kërkese ultimative të ndërkombëtare dhe padyshim ky është një moment suksesi i ndërkombëtarizimit të problemeve. Ndërkombëtarët kërkojnë që të mos jemi vetëm diskutues, por edhe zgjidhje të problemit. Largimi i Gjiknurit, kusht? Nuk kam paragjykime për kundërshtarin tim, as nuk bëj rolin e gjyqtarit, nëse ka një çështje të ngritur janë ato që vendosin.  Nuk është kusht, nga pikëpamja e moralit është e drejtë. Një dialog është një marrëdhënie besimi. Gjiknuri ka qenë ekspert e Reformës Zgjedhore dhe mbetet për t'u parë kontributi i gjithë secilit", tha Mediu.

VIDEO/Intervista e plotë e Fatmir Mediut në Report TV

Duke u ndalur më konkretisht tek dialogu, sipas Mediut, fajtor i gjithë kësaj situate në të cilën ndodhet vendi është kryeministri Edi Rama. Për kreun e PR-së është qëndrimi jo serioz i kreut të qeverisë, me lojëra fjalësh, që nuk prodhojnë asnjë rezultat konkret. Për të, dialogu opozitë-mazhorancë, nuk duhet të fokusohet vetëm tek Reforma Zgjedhore, por edhe tek problematikat e tjera më të cilën përballet vendi.

"Patjetër që duhet të diskutojmë me PS për përshpejtimin e Reformën Zgjedhore, në Drejtësi dhe problematika të tjera që ka Shqipëria. Janë kushte qeverisë dhe opsione të opozitës për zgjidhje. Unë mendojë që ajo që i ka munguar Ramës është serioziteti për të vlerësuar nevojën për një dialog dhe të dëgjojë qëndrimet e ndërkombëtares. E ka parë opozitën si armike, por ka filluar edhe sulmet ndaj ndërkombëtare. Ka batuta dhe jo thelb. Lojë mes fjalësh, jo për të zgjidhur problemet se ai është përgjegjës për krizën politike. Karrige në parlament mund të zësh sa të duash, por nuk ka demokraci. Opozita tregoi me veprimet e saj që ka një mbështetje qytetare në zgjedhjet lokale. Opozita reale ka ofruar mundësinë e një dialogu politik, e bëmë në tryezën e OSBE-së. Ndërkombëtarët duan dialog të qenësishëm, pra që opozita të ketë të qartë zgjidhjen e problemeve. Nëse flasim për dialog politik, duhet të trajtojmë problemet tona dhe problemi ynë nuk është vetëm Reforma Zgjedhore. Ka disa elementë të tjerë", tha kreu i PR-së në studion e Report Tv.

Paraditen e sotme, në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi të gjithë aleatët e tij ku dhe publikoi platformën me 5 pika. Në deklaratën e tij, ai nuk përmendi kushtin për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kjo nuk është një çështje mes tyre, por për Shqipërinë. Ndërkohë, edhe vetë kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për t'u ulur në tryezë dialogu me opozitën, madje për Report Tv, tha se ishte i gatshëm që të shkonte edhe në selinë blu për të zgjedhur një zgjidhje.  

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 02/10/2019 21:01

    Prape me Fatmir Gerdecin mereni ju Po ai ka duart e lyer me gjak .

    Përgjigju
  • Specialisti: 02/10/2019 14:56

    E sakt, Damiani eshte eksperti me i mire ne vend per ceshtjet zgjedhore, edhe vet Berisha e ka konfirmuar , prandaj Luli e kish te pa bazur kerkesen e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës