Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim me ish të përndjekurit politikë ka pranuar se në tetë vite qeverisje, Partia Demokratike dhe e djathta në tërësi nuk ka bërë sa duhet për këtë shtresë.

Në fjalën e tij, Mediu shprehet se ndonjëherë me arrogancën e saj, e djathta ka gjykuar se ish të përndjekurit e kanë si detyrim mbështetjen e PD-së. Kur ju organizoheshit për të ngritur zërin, ne nuk kishim vesh për të dëgjuar, u shpreh Mediu. Ne nuk duam t’i bëjmë hije kujt asnjë individi, as PD-së, por duam të bëhemi sadopak partnerë me ju…”, tha deputeti Fatmir Mediu.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)