Mediu: Koalicion me PD ose vetëm në 25 prill! Renditja në lista? Nuk shkoj pas dëshirës së Bashës, s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër (VIDEO)

TIRANË- Koalicion vetëm me PD-në, ose të vetëm në zgjedhjet e 25 prillit. Partia Republikane është e qartë në këtë drejtim! Ndalur në pozicionin që do të ketë në lista, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu tha se kjo nuk diktohet nga dëshirat e kryedemokratit Lulzim Basha, por peshës politike që PR-ja ka, por edhe të autoritetit të vetë kandidatit.

“Kur ti bën një koalicion, ka një vlerë elektorale historike, dhe në raport me të bën edhe vendosjen e emrit në listë. Unë nuk shkoj pas dëshirës së zotit Basha, unë s’punoj si punëtor për ndonjë tjetër”, tha Mediu.

Teksa të gjitha forcat politike japin shifra mbi mandatet që mendoj se do të marrin në këto zgjedhje, Mediu nuk e ka bërë një llogari të tillë. Kjo sepse për të e rëndësishme që të marrin qeverisjen e vendit, të rrëzojnë Ramën. Për të treguar se nuk i interesojnë numrat, por interesi kombëtar, Mediu jep një shembull shumë të thjeshtë. "Nëse do më thonin midis Ramës kryeministër dhe PR me 20 deputet, apo PR 2 deputet pa Ramën kryeministër, zgjedh këtë të dytën", tha ai në studion e Report Tv.

Në një kohë që sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk është e nevojshme shpërndarja e parlamentit, Mediu nuk është i këtij mendimi. Ai thekson se nëse Kuvendi nuk do e marrë parasysh dekretin e kreut të shtetit për Kodin Zgjedhor, Meta duhet të marrë vendimin ta shpërndajë atë.

"Sepse Kodi Zgjedhor është Anti Kushtetues dhe nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, i njëanshëm. U nisa dhe nga një fakt tjetër kam besuar se Meta ka të drejtë për një parlament antikushtetues, duhet t'i bëjë kërkesë Metës, se nëse nuk e merr në konsideratë dekretin e presidenti atëherë duhet të shpërndajë parlamentin", tha Mediu, teksa shtoi se Meta po kryen rolin e tij si president. "Për sa kohë flet në emër të kushtetutë unë mendoj që presidenti është në rolin e tij si president", tha ai. 

Mediu shprehet se nëse opozita do të jetë e bashkuar, kur të marrë pushtetin, do anëtarësojnë integrimin e BE-së në mandatin e parë. "Nëse do ketë një punë të mirë në mandatin e parë ne mund të realizojmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE", tha Mediu në studion e Report Tv.

VIDEO/Intervista e plotë

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 20/10/2020 23:40

    po ky p motre qe lyen floket e mban dashnore kengetarr akoma don ti vjelli shqipetaret

    Përgjigju
  • Qomi: 20/10/2020 21:56

    Ala ska hik ne Reç ky?

    Përgjigju
  • Sadushe: 20/10/2020 21:15

    Vrases......

    Përgjigju
  • Kacidhe: 20/10/2020 19:59

    O trafficanti Medinhoxha mer brisqe mos harrosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja