TIRANË- Për kryetaren e LSI-së, fundi i kësaj qeverie është me 25 prill, e në mbështetje të kësaj, e gjen edhe një arsye, përse Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur së fundmi me akuza e kundërakuza.

"Sulmet që i bën Z. Rama Z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë Pazar për kokën e tij, por këtu nuk është çështje pazari", tha ajo. Ndërsa Partia Demokratike është në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë mbi propozimet e anëtarësia, Lëvizja Socialiste për Integrim, ende nuk e ka të qartë se si do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, e vetme, apo në një listë të përbashkët me opozitën e bashkuar. Për Monika Kryemadhin e qartë është se logoja e LSI-së nuk do i mungojë fletës së votimit.

Teksa e gjithë politika vlon mbi kodin e ri zgjedhor, që edhe pse presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do e kthejë për rishqyrtim, ende nuke ka bërë fakt, për Kryemadhin, problemi i fundit, është Kodi! "Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Mbi këtë linjë, kryetarja e LSI-së nuk e ka opsion që t'i kërkojë bashkëshortit president shpërndarjen e parlamentit nëse nuk sheh reflektim nga mazhoranca për marrëveshjen e 5 qershorit.  “Kam përgjegjësi për djegien e mandateve, nuk ia kërkojë kurrë shpërndarjen e parlamentit, por respektimin e kushtetutën mesa shoh ka pozicionin e tij politik, shpërndarja e parlamentit ndodh më 25 prill", tha ajo. 

Një përgjigje e pati dhe për kërkesën surprizë ndja Metës, të aleatit të Lulzim Bashës, kreut të republikanëve Fatmir Mediu që të shpërndajë parlamentin.  Një koment, Kryemadhi e pati edhe për dhënien e mbi 400 nënshtetësive shqiptare me procedurë të përshpejtuar pa plotësuar kushtet ligjore, por këtë radhë, si bashkëshorte e Presidentit Meta, dhe jo si politikane. "Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin", shtoi ajo. 

Në dhjetor LSI do të mbajë Konventën, në të cilën do të merren vendime të rëndësishme për përballjen elektorale të 25 prillit, siç paralajmëroi Kryemadhi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:40
Kryemadhi: Me Kodin e ri Zgjedhor fitojmë 100 deputetë!

1603183870_monika4.jpg

Teksa nga njëra anë kanë dalë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se bindur se opozita do të marrë 100 deputetë. Se si, formulën tha se do e shpjegonte më vonë.

“Të jeni të bindur që fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e grupimeve të të majtës dhe të djathtës, që nuk është thjesht një strukturë e majtë apo e djathtë, por është gjithë fuqia e spektrit politik ndaj një grupi me pesë vetë, që po grabit Shqipërinë. Deri më 5 dhjetor, kur do të jetë Konventa e LSI, që do të marrë dhe vendimin për të vazhduar më tej, nuk mund të flas. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse qëllimi i shqiptarëve është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale. Ajo që unë mendoj sot dhe që e hasim çdo ditë me qytetarët është se një nga problemet e mëdha të tyre nuk është si do zgjidhen deputetët, por ekonomia, mungesa e punës, si dhe shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer në Shqipëri. Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Ora 11:30
Kryemadhi: Nuk ia kërkoj Metës shpërndarjen e parlamentit! Ajo ndodh në 25 prill

Teksa presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar shpërndarjen e parlamentit, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ky nuk do ishte një vendim i drejtë, kjo sepse ai parlament sipas saj nuk funksionon.

"Kam përgjegjësi për djegien e mandateve, nuk ia kërkojë kurrë shpërndarjen e parlamentit, por respektimin e kushtetutën mesa shoh ka pozicionin e tij politik, shpërndarja e parlamentit ndodh më 25 prill, ne duhet të punojmë shumë që të takojmë shqiptarët se 99% janë kundër Ramës, ato duhet të shkojnë drejt vizionit drejt të ardhmes, shpërndarja e një parlamenti që është vëtë shpërndarë nuk ia vlen të kthesh në debat politik që ose janë peng i dosjeve të krimit, ose i presioneve dhe shantazheve. Uë do të theksoja që sot më shumë se kurrë, duhet të fillojmë të numërojmë mbrapsht datën 25 prill", tha Kryemadhi.

Ora 11:23
Kryemadhi si Meta: Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se Rama duhet të largohet, pasi është peng i politikës dhe kushdo që është peng duhet të largohet.

"Rama është peng dhe duhet të largohet. Cdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet. Rama është peng i politikës", tha kryemadhi.

Ora 11:23
Skandali me nënshtetësitë/ Kryemadhi i del në mbrojtje Metës: Ai nuk shkel ligjin as për fëmijët e tij!

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, Meta nuk ka shkelur ligjin në dhënien e nënshtetësive shqiptare.

"Pyesni presidencën, por me aq sa kam lexuar mes individëve dhe mediave, çdo person që është firmosur ka ardhur me rekomandim nga ministritë përkatëse, për aq sa e njoh Ilir Metën, as për fëmijën e vet nuk e shkel ligjin, jam i bindur që për procesin e pasaportave, është një taktikë mediative që këtë kompetencë ta marrë Ministria e Brendshme për t'iu dhënë kriminalëve që Anti Mafia Italiane janë denoncuar dhe janë pjesë të raporteve jo vetëm të DASH", tha Kryemadhi.

Ora 11:20
Kryemadhi si Meta: Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet

Kryemadhi si Meta: Çdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka thënë se Rama duhet të largohet, pasi është peng i politikës dhe kushdo që është peng duhet të largohet.

"Rama është peng dhe duhet të largohet. Cdo njeri që në politikë e ndjen veten peng të dikujt duhet të largohet. Rama është peng i politikës", tha kryemadhi.