TIRANË - Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të Luzit të Vogël në Kavajë. Duke folur për rëndesine e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, Mediu tha se, kjo përballje zgjedhore nuk ka të bëjë me kthimin në pushtet të së djathtës, por për rikthimin e shtetit në shinat ligjore.
 
Kjo do të bëhet e mundur përmes mbështetjes që ka e djathta nga të gjitha kategorite e shoqërisë shqiptare, tha ai.
 
“Ne kemi ne krahun tone te gjithe fermeret, te cilet mendojne qe me pune mund te ecin perpara, ne kemi ne krahun tone ate pjese te rinise, e cila nuk mund te pranoje qe kjo shoqeri te ndertohet mbi antivlera. Ne kemi pronare, te permdjekurit politike, ne kemi intelektuale te cilet duhet te çohen te gjithe te bashkuar, jo per t`i kthyer pushtetin PD-se apo PR-se, por per te ndertuar shtetin, shtetin qe respekton gjithesecilin nga ne, per te respektuar ne menyre te padiskutueshme barazine tone perballe ligjit”, theksoi Mediu.
 
Në këtë takim elektoral Mediu shoqerohej nga kandidati i opozites per drejtimin e Bashkise së Kavajes, per te cilin ka kerkuar mbeshtetje me vote nga banoret te kesaj zone. Mediu tha se vota për PR me numrin 13 eshte vote për t`i thene jo varferise dhe po punesimit. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)