Kreu i Republikanëve Mediu takimin e rradhës e ka patur me banorët e Rrashbullit të cilët i ka ftuar të mos bien pre e presionit te maxhorances per blerjen e votave permes blerjes së kartave te identitetit. “Interesi i kësaj maxhorance -tha Mediu- nuk janë qytetarët por pushteti i saj”
“21 qershori po afron tashmë, për të ruajtur fitoren tonë. Fakti që na kërcënojnë se do manipulojnë votën, fakti që mendojnë se mund të blejnë votat tona, kartat e identitetit, tregojnë edhe nje herë që kjo mazhorance jo vetëm që nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë por e kundërta, kërkon të manipulojë dhe kontrollojë nëpërmjet varfërise dhe frikës, prandaj me lirinë tonë në duhet patjetër te ndërtojmë të ardhmen tonë”- tha Mediu
Apeli i Mediut për banorët e Rrashbullit ishte i qartë kur i ftoi ata të votojnë për të ardhmen e fëmijeve të tyre duke votuar Grida Dumën për drejtimin e bashkisë dhe numrin 13 te Partise Republikane për Keshillin Bashkiak në Durrës.
Mediu shoqerohej në takim nga kandidatja e APPD për bashkinë e Durrësit ,Grida Duma, deputeti i PR Agron Duka dhe deputetë të tjerë të qytetit bregdetar.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com