Vendimi për dënimin e Fatmir Mediut nga drejtësia italiane është diskutuar prej vitesh në jetën politike shqiptare. Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2005, ishte Dashamir Shehi i cili bëri publik një vendim të tillë gjatë debatit në emisionin televiziv “Shqip”.
 
Në atë kohë, Fatmir Mediu e mohoi një gjë të tillë dukë thënë se nëse akuzat e Shehit provohen, atëherë do të tërhiqej nga politika. Mediu tha se kishte ndërhyrë për të ndihmuar një shtetas shqiptarë gjatë një operacioni të policisë italiane.
 
Ngjarja për të cilën është dënuar Mediu ka ndodhur pranë aeroportit "Malpensa" në Milano, më 18 nëntor 1998. 
 
Mediu u shpall fajtor pasi u përpoq të ndihmonte Gazmend Mahmutajn, i dënuar në Itali me 10 vite e 8 muaj burg.
 
Kryetari republikan, thuhet në vendim ka penguar me ndërgjegje të plotë oficerët e policisë së gjykatës që të procedonin në operacionin e verifikimit për kapjen e Mahmutajt.
 
 Edhe pse Mediu nuk e ka pranuar asnjëherë se është dënuar, ai e ka apeluar vendimin e Gjykatës së Milanos.


Në vitin 2002, Mediu e ka apeluar dënimin. Por, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Milano më 21 shkurt 2003 la në fuqi vendimin e vitit 2000.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)