Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është takuar në Washington me 6 senatorët amerikanë për të diskutuar për masat që vendi ynë  duhet të marrë për të luftuar kundër ISIS, si pjesë e NATO-s. Seanca u përqendrua rreth ndërtimit të një force multinacionale ushtarake si dhe kordinimi i veprimeve kundër Foreign Fighters, të cilët janë një kërcënim real për akte terroriste në Balkan dhe jo vetëm.