Mediu: Po shkojmë drejt një krize me BE për shkak të Ramës! Pavarësisht ngjyrave politike, duhet t’i shërbejmë interesave të vendit

Mediu: Po shkojmë drejt një krize me BE për shkak të Ramës! Pavarësisht ngjyrave politike, duhet t’i shërbejmë interesave të vendit

Fatmir Mediu

Fatmir Mediu zhvilloi këtë të premte (30 tetor) një takim me koordinatorët e Partisë Republikane në njësinë 7 në Tiranë. Në fjalën e tij ai deklaroi se vendi po shkon drejt krizës politike me BE, për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit Rama, i cili sipas kreut të republikanëve, injoroi thirrjen e Komisionerit për Zgjerim se duhet të priste opinioni e ‘Venecias’ dhe më pas të votonte Kodin Zgjedhor.  

Mediu tha se Rama është i vendosur që të shkatërrojë çdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Këmbëngulja e Ramës sot për të mos pritur opinionin e Komisionit të Venecias, tregon që ai është kundër rrugës së integrimit të Shqiptarëve.  Komisioneri për Zgjerimin kërkoi që Komisioni i Venecias të vlerësojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama,  duke shkatërruar të gjithë procesin për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Komisioni i Venecias apo ekspertë të OSBE/ODIHR që ishin parashikuar në marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës, kishin autoritetin për të gjykuar sesa në përputhje me kriteret e Kopenhagenit do të ishin ndryshimet. Dhe nëse do të kishte mendime të kundërta, ata do të ishin fjala e fundit, gjë që e injoroi tërësisht Edi Rama. Por kush ju thotë juve që politika është e keqe, tentojnë tju mbajnë larg. Kush ju thotë mos u merrni me politikë, apo mos votoni, kërkon tju kontrollojë.Pavarësisht nga ngjyra politike, duhet të dalim në një qëndrim që i shërben interesave të vendit” - u shpreh Mediu.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vangjush Xhina Petro Bleta: 14/12/2020 19:31

    Shikoni jevgjit Fatmir kriminel Medmuti po na tregon drejtësin e rugën e duhur për popullin Shqiptar që ky qen e ka vjedhur e gjakosur. Po kjo ska pen e kalem që të shkruaj për ktë kriminel hajdut evgjit që ky të vazhdoi e të bëj politik. Ky qen duhet të ishte prej kohësh mbas hekurave ky jo vetëm që nuk është në burg po jep dhe leksjone drejtësie. Kto çudira ndodhin vetëm në Shqipri.

    Përgjigju
  • Sadushe: 30/10/2020 16:37

    Shiko kush do te na bej moral....te na jap mesime demokracie...evgjiti i qet krimineli dhe hajduti....pfffff

    Përgjigju
  • Vlora: 30/10/2020 16:13

    Ku ke din e iman ti ore krimineli i gerdecit. Thjesht nje qelbesir

    Përgjigju
  • Krimineli demokrat: 30/10/2020 16:07

    Ka dal krimineli fatmir jevgjit mediu me duart me gjak e po na tregon se si duhet bër " DEMOKRACIA " o pik e zez o çi ka gjet Shqiptarët e mjer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt: Cilëson ftesën publike si ofiq partiak