Medresisti i Beratit, shpallet
piktori i ri më i mirë në botë
Nxënësi i Medresesë së Beratit Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit World Haritage.
BERAT - Nxënësi i Medresesë së Beratit Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012” për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit World Haritage.
Ky është çmimi i dytë i tij pas atij të vendit të tretë të marrë në vitin 2011.
Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012” u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.
“A Youthful Vision 2012” është një konkurs ndërkombëtar pikture, ku marrin pjesë persona nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme.
Shtete pjesëmarrëse ishin, Shqipëria, Brazili, Kanadja, Kina, Kuba, Çekia, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.
![certifikate cmimi pare pikstori adi totaj](http://www.shqiptarja.com/foto/68586.jpg)
ADI TOTAJAdi Totaj, ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, ku dhe i inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij në vitin 2009 regjistrohet në studion “Art Kolor”.
Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë që nga klasa e 6-të, njëkohësisht ka qenë dhe një nxënës shembullor me rezultate të larta në mësime. Në kërkim të përmbushjes së objektivave të tij konkurron dhe vendos të studiojë në Medresenë e Beratit. Fakti që mësimet zhvillohen në katër gjuhë, shqip, anglisht, turqisht dhe arabisht, siç thotë ai, e bën të ndjehet dhe më i sigurt në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.5%
-
Jo
34.5%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 2930
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për tregjet e fruta perimeve, grumbulluesit shtrenjtuan çmimet deri në 100%
29 Korrik, 13:48
-
Genc Gjokutaj thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, vajza e Berishës: Ka të drejtë, revolta do të ndodhë! Berisha e Malltezi po persekutohen
29 Korrik, 13:47
-
Veliaj takon kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan, e uron për rizgjedhjen
29 Korrik, 13:26
-
KLP, betohen 23 prokurorë të rinj, nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)
29 Korrik, 13:23
-
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit
29 Korrik, 13:23
-
Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën
29 Korrik, 13:19
-
Gjirokastër/ Zjarr në pyllin me pisha në lagjen Gërhot, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët
29 Korrik, 12:52
-
Elisa Spiropali takon presidentin Begaj, Socialistët mbledhin mbi 30 firma për propozimin e saj si kryetare Kuvendi
29 Korrik, 12:39
-
Përdhunoi, vrau dhe braktisi në dyert e spitalit Marigona Osmanin, Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm, bashkëpunëtori me 15 vite
29 Korrik, 12:37
-
FOTO/ U arrestua pas vdekjes së biznesmenit në Sarandë, pronari i 'Erdano Tours' kandidoi për deputet në 2021 me Jozefina Topallin
29 Korrik, 12:31
-
Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq Në det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz
29 Korrik, 12:11
-
Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash
29 Korrik, 12:06