Megaoperacioni 'Tempulli' arrestohet në Kamëz 21 vjeçari (EMRI)

Megaoperacioni 'Tempulli'  arrestohet në Kamëz 21 vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

Vijon megaoperacioni policor i koduar "Tempulli".  Një 21 vjeçar u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Deri tani ka shkuar në 93 numri i shtetasve të ndaluar.

Në Kamëz u arrestua Elidon Barruku, banues në Bathore, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", informoi sot policia e Tiranës.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Sherri i fundit mes Almës dhe Erdgysit, e motra: Mbyllte derën e kuzhinës me karrige, fliste me të dashurën! Kur Alma mori ujë e pështyu në fytyrë

Sherri i fundit mes Almës dhe Erdgysit, e motra: Mbyllte derën e kuzhinës me karrige, fliste me të dashurën! Kur Alma mori ujë e pështyu në fytyrë