Meghan është e lumtur në Kanada, po Harry si është këtë periudhë?

 Meghan është e lumtur në Kanada, po Harry si është këtë periudhë?

Harry dhe Meghan

Vendimi i Princit Harry dhe Meghan-it për të hequr dorë nga detyrat mbretërore dhe për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar erdhi shumë papritur.

Pak ditë më parë, burime për median britanike, thanë se Meghan tani ndihet e lirë dhe e lumtur që është larguar nga Londra, por Harry jo.

Nacho Figueras, një mik i ngushtë i Harry-t rrëfeu se princi po vuan nga kjo situatë.

“Fola me Harry-n pak ditë më parë. Ai ka vuajtur shumë nga gjithë këto gjëra që i kanë ndodhur.

Ai e vuan faktin që njerëzit e gjykojnë. Harry është një baba… një njeri që po mundohet të mbrojë ‘këlyshin’ dhe ‘luaneshën’ e tij me gjithçka që ka mundësi. Ai është bërë një burrë i mrekullueshëm, një burrë për të cilin e ëma do të ishte shumë krenare”, është shprehur Figueras.

Ai gjithashtu është shprehur se ai ka mbështetjen e të gjithëve edhe të vëllait të tij të madh William dhe me siguri do ta kalojë shpejt këtë periudhë.

Harry dhe Meghan njoftuan lajmin për tërheqjen e tyre në fillim të këtij muaji, duke cituar se ata duan të krijojnë një rol të ri dhe të punojnë për t'u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojnë të mbështesin plotësisht Mbretëreshën .

Ata aktualisht po banojnë në Kanada me djalin e tyre, Archie Mountbatten-Windsor.

Mbretëresha shprehu aprovimin e saj për vendimin e Sussexes, duke deklaruar se ajo kuptoi kontrollin intensiv të mediave që çifti kishte duruar dhe duke u uruar atyre më të mirën për një jetë më të qetë jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë