Meghan Markle sjell në jetë fëmijën mbretëror, zbulohet gjinia

Meghan Markle sjell në jetë fëmijën mbretëror, zbulohet gjinia

Është djalë! Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Buckingham Palace njofton se djali ka ardhur në jetë në orën 05:26 të mëngjesit të sotëm dhe peshon 3 kg e 200 g.  

Duke folur për " Windsor", Princ Harry është shprehur se është shumë i emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. "Jam shumë i emocionuar të njoftoj dhe unë dhe Meghan jemi bërë prindër për herë të parë me një djalë. Një djalë i shëndetshëm. Jam shumë krenar për gruan time", tha Harry.

Gjinia e foshnjes u la 'surprizë' për mediat, e ndërsa duket se çifti nuk do t'i nënshtrohet traditës së familjes mbretërore që të prezantojnë foshnjen e sapolindur para mediave, ashtu siç kanë bërë më herët me tre fëmijët e tyre Kate Middleton dhe Princ William.

Fëmija i sapoardhur në jetë do të jetë i shtati në radhë për fronin, pas babit të tyre princ Harry-it, Princ George, Princeshë Charlotte dhe Princ Louisit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë