TIRANE- Me 22 prill, pak javë para se të mbahej Kongresi i Përmetit, nga sektori Pogradec-Starovë Mehmet Shehu, komandant i brigadë së Parë, i shkruan një letër Enver Hoxhës me karakter urgjent. Ai dhe e fejara e tij Fuiqrete Sanxhaktari pasi kanë lexuar një letër të Hoxhës për ta, kanë hapur edhe një letër që Enver Hoxha ia adresonte Sami Bahollit, ku ky i fundit ngarkohej me detyrën për të nxjerrë fshehurazi dhe në siguri të plotë nga Shqipëria në drejtim të Jugosllavisë Dushan Mugoshën.
Mehmet Shehu e zbulon këtë fakt, ndërsa justifikohet në fillim të letrës së tij se është mjaft i shqetësuar për fatin e këtij udhëtimi sekret të Mugoshës. Shehu argumenton se plani që është përshkruar në letrën që Hoxha i çon Bahollit, është i rrezikshëm.
Ai propozon që të ndiqet një tjetër itinerar më i sigurt për Mugoshën. Kalimin përmes liqenit të Pogradecit në Strugë Maqedoni dhe angazhimin e partizanëve maqedonas për të shoqëruar Dushan Mugoshën në destinacion.
/Shqiptarja.com