'MEK janë terroristë!' Nisin verifikimet për ish-muxhahedinët e larguar nga kampi pas intervistave në 'Pa Gjurmë'

TIRANE- Muxhahedinët  e vendosur në Shqipëri janë nën verifikim nga autoritet shqiptare për të shmangur çfarëdo lloj rreziku, pas akuzave që këta të fundit bënë ndaj kampit MEK në Manzë gjatë emisionit Pa Gjurmë. Interesit të kryredaktores së Shqiptarja.com Greta Malaj nisur nga shqetësimet e qytetarëve, nëse muxhahedinët e vendosur në Shqipëri përbëjnë apo jo rrezik, Xhavit Shala, ekspert në çështjet e Sigurisë në Ministrinë e Brendshme, iu përgjigj se një frikë e tillë nuk duhet të ekzistojë. Ai u shpreh se institucionet shqiptare në çdo moment janë duke bërë punën e tyre, ndërsa shtoi se Agjencitë e Zbatimit të Ligjit janë të angazhuara për të përballuar çfarëdo lloj situate.

"Këta persona që ishin brenda për 30 vjet dalin dhe shajnë. Këta ku ishin deri dje. Kjo është pjesë e lojës për të deligjetimuar këtë lëvizje. Kjo është aksiomë tashmë. Agjencitë e zbatimit të ligjit janë tepër të anagzhuara për të përballuar për çfarëdo lloj situate dhe shqiptarët nuk duhet ta ndihen të rrezikuar. Jam i sigurt që institucionet shqiptare edhe në këto momente që flasin janë duke bërë punën e tyre. Kanë detyrime të verifikojnë denoncimin.", u shpreh Xhavit Shala.

Ai tha se organizata e MEK në Shqipëri nuk është e pozicinuar politikisht dhe se janë të vendosur në Shqipëri me statusin e refugjatit. Shala shtoi se ata janë të mbështetur nga SHBA duke qenë se kundërshtojnë regjimin iranian.

"Dihen marrëdhëniet e SHBA me Iranin. SHBA kanë marrë detyrimin për të suportuar këtë organizatë. Atyre iu ngushtua laku dhe nuk mund të qëndronin më. Sheti shqiptar nuk ka marrëdhënie politike me këtë lloj organizate. Këtë organizatë e ka pranuar me status refugjati. Ata janë strehuar si refugjatë. Ata kanë hequr dorë nga çdo lloj veprimtarie terroriste. Irani mund të thotë çfarë të dojë. Këta kanë ardhur paketë në Shqipëri. Nuk kanë ardhur përpara. Ata kanë braktisur marrëveshjen që ka shteti shqiptar me këtë organizatë. Raportet e shtetit shqiptar janë shumë të prera në këtë mes. Shteti shqiptar ka bërë sakrificë të madhe duke i pranuar. Unë kam qenë në kamp. Ata janë një komunitet dhe në komunitet ka rregulla. Ata ruhen me shotganë", deklaroi Shala.  

Edhe gazetari i Abc News Ferdinand Dervishi deklaroi se njerëzit duhen qetësuar pasi këto kampe nuk kanë konflikt me asnjeri.  Ai tha se kampi është opozita e qeverisë së Iranit duke gëzuar kështu mbështetjen e SHBA.

"MEK është opozita e qeverisë aktuale të Iranit. Dihet qëndrimi dhe politika e nivelit të lartë dhe shteteve të botës me Iranin. Irani i ka lidhjet me Rusinë jo me Amerikën. Irani është në anën e kundërt të SHBA. SHBA mbështetin opozitën iraniane. Këto njerëz që kanë ardhur në Shqipëri nuk janë një askushi, në Shqipëri ka një qendër tjetër që interesohet që këta të zvogëlohen që është shteti iranian. Shteti iranian ka një ambasadë prej vitesh në Shqipëri. Ata janë investuar që të futen në Shqipëri dhe Kosovë. Kanë investuar në kulturë shumë fort. Ideja është që mos të harrojmë ndonjë gjë tjetër se aty secili punon për shtetin e vet. Këta kur dalin nga ai kamp janë me tjetër status. Duhet të marrin leje nga shteti shqiptar nëse dalin nga kampi. Duhen qetësuar njerëzit se këto kampe e kanë konfliktin me njerëzit. Unë nuk shoh frikë tek ata. Janë njerëz shumë të arsyeshëm", tha Ferdinand Derivishi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës