Një ditë pas tragjedisë së rëndë në Mekë ku 717 persona humbën jetën dhe mbi 860 të tjerë mbetën të plagosur, qeveria e Arabisë Saudite ka urdhëruar që të rishikohet plani i sigurisë në pelegrinazhin e Haxhit. Mbreti i Arabisë Saudite, Salman tha se është e nevojshme që të rishikohet niveli i organizimit dhe menaxhimit të lëvizjes së pelegrinëve gjatë ritualit të përvitshëm në Mekë. Për këtë do të ngrihet një komision që do të investigojë se përse ndodhi ikja e rrëmujshme gjatë festës së Kurban Bajramit.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Khaled al-Falih, shtypja ndodhi pasi shumë pelegrinë nuk respektuan oraret e lëvizjes, të përcaktuara nga autoritetet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme saudite, general major Mansour al-Turki thotë se shtypja ka ndodhur teksa dy grupe të mëdha pelegrinësh nga drejtime të ndryshme u futën në një rrugë të vetme.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili humbi gjatë shtypjes së djeshme 95 qytetarë të tij tha se qeveria e Arabisë Saudie duhet të pranojë të gjithë përgjegjësinë për tragjedinë e rëndë, pasi sipas tij mungesa e menaxhimit ishte shumë e theksuar.
“Unë pashë trupa të shtrirë mbi njëri-tjetrin. Njerëzit kërcenin mbi shpinën e pelegrinëve të shtrirë, në mënyrë që të merrnin frymë”, ka rrëfyer për Associated Press, Abdullah Lotfy nga Egjipti.
Incidenti i rëndë ndodhi të enjten në orën 09:00 sipas kohës lokale (06:00 GMT) teksa pelegrinët ishin duke ecur drejt strukturës 5 –katëshe që rrethon shtyllat, e njohur si Ura Jamarat.
Kjo është tragjedia më e rëndë që pas viteve ’90 ku 1426 pelegrinë humbën jetën. Tragjedia e djeshme, ndodhi dy javë pasi një vinç u rrëzua mbi Mekë, duke lënë 109 persona të vdekur.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO