Milani ka siguruar përfundimisht pjesëmarrjen në Champions League për edicionin tjetër pas fitores me rezultatin minimal 2-1. Përballja me Sienën në momentin më të rëndësishëm të kampionatit ka qenë më e keqja për ekipin e Milanit që falë fatit në 5 minutat e fundit arrin që të shpëtojë nga disfata.
E mbyturi të mbyt, këtë për pak sa nuk e ka pësuar Milani në 'San Siro' përballë një Siene që me atë që zhvilloi në fushë tregoi se nuk e meriton Serinë B. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje aspak të mirë duke u ndëshkuar në minutën e 25 nga Terzi që e kalon në avantazh Sienën.
Në pjesën e dytë rritet nervozizmi dhe të larguarit me karton të kuq janë dy, Ambrosini për Milanin dhe Terlizzi për Sienën. 6 minuta nga fundi një tërheqje nga fanella e Balotellit që rrëzohet dhe sjell 11-metërshin për kuqezinjtë që në minutën e 84 kthehet në gol nga vetë sulmuesi.
Pas 2 minutash është francezi Mexes që shënon duke i dhënë fitoren e shumëkërkuar Milanit duke shuar shpresën e Fiorentinës për Champions.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com