MEKSIKË - Gjatë një lidhjeje direkte televizive në Meksikë, një luan deti u ngrit nga uji për të vjedhur ushqim.
Yvan Mucharrz dhe Mike Ritz po filmonin një emision gatimi të quajtur “Chef On The Water” për një kanal televiziv, ata kishin kapur dy peshq të mëdhenj dhe po shpjegonin karakteristikat e këtij lloji peshku.
Por papritur një luan deti u ngrit nga uji në anë të varkës dhe i hoqi nga dora peshkun njërit prej dy burrave. Peshkatari ka mbetur pa fjalë dhe nuk dinte se çfarë të thoshte apo si të reagonte dhe filloi të qeshte.
Luani i detit i quajtur Pancho nga banorët vendas në Cabo San Lucas të Meksikës, është i njohur për këtë sjellje të guximshme.
Njëri prej banorëve, Jose Castro tha se e kishte parë Pancho-n t’a bënte disa herë këtë gjë, dhe ishte i gëzuar që më në fund dikush arriti t’a filmonte.
Redaksia Online
(e.b/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com