Në Meksikë nga përplasja mes policisë dhe studentëve kanë mbetur të lënduar 16 persona.
Sipas agjencisë së lajmeve “sputniknews” studentët kanë qënë duke shkuar me autobuz që të mernin pjesë në përvjetorin e zhdukjes së 43 studentëve në qytetin Iguala.
Përplasja mes oficerëve të policisë dhe studentëve ka ndodhur midis qyteteve Morelia dhe Patzcuaro ku janë përdorur gurë dhe gaz lotësjellës.
Përvec kësaj studentët e revoltuar sulmuan edhe gazetarët të cilët ishin duke u përpjekur të filmonin përleshjen.
Para një viti 43 studentë janë zhdukur. Herën e fundit janë parë kur me dhunë kanë hyrë në vetura të policisë pasi që më herët janë vrarë gjashtë persona.
Mbi 100 persona janë arrestuar në lidhje me rastin e nxënësve të zhdukur, duke përfshirë ish-kryebashkiakun e Igualas dhe një numër të madh të oficerëve të policisë.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com