Meksika ‘mposht’ Japoninë në Guiness, vendos rekordin e ri në rradhën e hot-dogëve

Meksika ‘mposht’ Japoninë në Guiness, vendos rekordin e ri në rradhën e hot-dogëve

Radhitja e hot-dogëve në Meksikë

Shteti i Meksikës ka thyer një rekord Guiness të vendosur më parë nga Japonia. Bëhet fjalë për radhitjen më të gjatë të hot-dogëve në botë.

Meksikanët i radhitën hot-dogët në një gjatësi 1 417 metra duke thyer në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm të Japonisë, e cila krijoi një rrjesht 325,66 metra të gjatë me hot-dogë.

Për gati katër orë në Zapopan, në zonën urbane të Guadalajara (qendër), ideatorët e rekordit përgatitën 10 000 “perros calientes” (sanduiçë).

Të pajisur me doreza, maska dhe kapuçë në kokë për të respektuar masat e rrepta të higjienës, stafi i punonjësve për përgatitjen e Guinnesit ka vendosur paninet, në formë zig-zage njëra pas tjetrës në një radhë të gjatë prej 1417 metra përpara se t’i mbushte me salçiçe. Dhe për t’i shtuar shijen u përdorën 100 kilogramë salcë domate, 100 kilogram majonezë dhe 75 mustardë.

Maria Eugenia Villa organizatore e eventit shprehet se jemi përgatitur për këtë ngjarje të madhe prej më shumë se një viti. Ideja lindi pasi ky rajon siç dihet i pëlqen shumë hot-dogët. Dhe në fakt më shumë se 2 000 persona ishin ftuar për degustimin final.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja