Andres Manuel Lopez Obrador ka fituar në mënyrë dërrmuese zgjedhjet presidenciale të Meksikës, duke marrë në dorë administratën e vendit në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara me administratën Trump.
Ish-kryebashkiaku 64-vjeçar i Mexico City ka fituar me diferencën më të gjerë zgjedhjet presidenciale që nga viti 1980 duke u ndarë me 30 pikë nga kandidati më i afërt.
Pas premtimeve se do të ç’rrënjoste korrupsionin dhe do të mposhte kartelet e drogës, Lopez Obrador ka marrë përsipër edhe se do të synojë pavarësinë e bankës qëndrore.

Me projektin e ri të kombit do të përpiqem që arrijmë një demokraci autentike. Unë dua të hyj në histori si një president i mirë i Meksikës.
Andres Manuel Lopez Obrador, presidenti i ri i Meksikës
Komente
