Një vend masakre është bërë sheshi kryesor i kryeqytetit të Meksikës, pasi është dhe një nga atraksionet turistike më të frekuentuara.
Masakra është kryer nga tre persona të veshur si muzikantët popullore “mariaçi”, të cilët kanë hapur zjarr duke ekzekutuar tre persona.
Sipas autoriteteve policore kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi në sheshin Garibalti, i cili është një destinacion i njohur turistik i mbushur me bare e kafene ku këndojnë muzikantët tradicionalë.
Mirëpo në momentin e sulmit viktimat ndodheshin në një restorant dhe agjentët kanë gjetur pranë tyre mbi 60 gëzhoja plumbash.
Ndonëse autorët nuk janë identifikuar ende, policia fajëson për rritjen e kriminalitetit grupet e dhunshme që kërkojnë të kontrollojnë shitjen e drogës dhe gjobëvëniet.
Sheshi Garibaldi ndodhet në kufi me një nga lagjet më të dhunshme të kryeqytetit meksikan, Tepito, bastion i bandës La Union, që po kërkon të imponohet me anë të dhunës.