Meksikë, ekzekutohet me plumb në kokë kandidati për kryetar bashkie

Meksikë, ekzekutohet me plumb në kokë kandidati për kryetar bashkie

Meksike, vendi ku u ekzekutua Cabrera

Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, 29 maj ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Kandidati për kryetar bashkie, Alfredo Cabrera, ishte në mesin e mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi pas koke.

Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.

Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, tha, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore.

Qeveria e presidentit në largim Andrés Obrador ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27.000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion