Disa persona të armatosur kanë ekzekutur kryetaren e porsazgjedhur të qytetit meksikan, Temixco. 33-vjeçarja Gisela Mota u vra vetëm 24 orë pasi mori detyrën e kryetares.

Qyteti i Temixcos njihet si vend i krimit të organizuar dhe narkokarteleve, fenomeneve të cilave kryetarja Mota u kishte shpallur luftë dhe ishte zotuar t’i luftojë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)