Meksikë- Një shpërthim i ndodhur në një pikë karburanti dy ditë më parë në Tlahuelilpan, në Meksikën lindore, shkaktoi shumë viktima dhe plagosi shumë të tjerë.
Deri më tani ka shkuar në 79 numri i viktimave nga ngjarja e ndodhur të premten më 18 janar. Ndërkohë që 66 persona janë ende në spital në shtetin e Hidalgo-s, aty ku ndodhi edhe shpërthimi. Personat me dëmtime më të rënda janë dërguar për në spitalin e Meksiko-City për një kujdes më të specializuar.
Ministri i shëndetësisë theksoi se disa prej tyre kanë pësuar djegie në masën 80% të trupit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador gjatë një vizite të bërë në zonën e shpërthimit i bëri thirrje qeverisë të ndihmonin të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)