MEKSIKË- Një mësues është bërë i famshëm për metodën që studentët e tij të mos kopjonin në provim. E gjithë klasa vuri kuti kartoni në kokë, në mënyrë që askush të mos shikonte përreth. Sipas mediave të huaja, disa e kanë akuzuar Luis Juarez Texis, i cili është edhe drejtori i shkollës ku ndodhi incidenti, për poshtërimin që iu është bërë nxënësve të tij dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore. Prindërit e studentëve e postuan foton në internet dhe u kërkuan publikisht autoriteteve që të largonin mësuesin. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga reporterët, profesori theksoi se studentët ishin dakord me idenë.
“Ne i mohojmë këto akte poshtërimi, dhune fizike, emocionale dhe psikologjike”, jemi të shqetësuar për edukimin e fëmijëve thanë prindërit.
“Ne i nxisim autoritetet dhe institucionet kompetente të sigurojnë të drejtat e të rinjve dhe të veprojnë menjëherë me heqjen e Luis Juarez Texis! Shpresojmë që akte të tilla dhune të mos anashkalohen! “, thanë prindërit të revoltuar.

Fotografia është bërë virale në internet, por shumica e përdoruesve në vend që të dënojnë sjelljen e mësuesit siç do të kishin shpresuar prindërit , e uruan për idenë e tij. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga reporterët, vetë profesori theksoi se studentët ishin dakord me idenë.
Komente

