Meksikë, lokali kthehet në sheshbetejë mes bandave të drogës (VIDEO)

Një skenë e cila u ngjan filmave me narko trafikantë dhe përplasjeve mes tyre, por që ka ndodhur së fundmi në Meksikë është bërë virale në mediat ndërkombëtare. Gjatë përplasjes mes dy bandave në një restorant humbi jetën një person dhe tre të tjerë u plagosën pas një përplasje me armë mes dy bandave rivale në një restorant në Meksikë.

“Lufta” shpërtheu menjëherë pasi një nga bandat e trafikut të drogës tentoi të rrëmbente një anëtar të bandës tjetër në restorantin “Otates” në Jalisco. Momentalisht, ende nuk janë identifikuar bandat e përfshira në këtë ngjarje.

Pamjet e sigurisë nga restoranti kapën momentin kur një grup personash të armatosur hynë dhe hapën zjarr në një tryezë të anëtarëve të bandës rivale, të gjithë të veshur me jelekë antiplumb.

Në një konferencë për shtyp, prokurori i shtetit Gerardo Octavio Solís raportoi se konfrontimi ndodhi midis "dhjetë ose pesëmbëdhjetë personave që shkëmbyen të shtëna" brenda dhe jashtë Los Otates, e vendosur në rrugën Real Acueducto. Ai shtoi se të paktën në vend u gjendën 100 gëzhoja plumbash me kalibër 9 milimetra.  

Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetën, ndërsa dy kamerierë dhe një polic jashtë detyrës u plagosën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë