Meloni paguan faturën e papaguar të 4 të rinjve italianë në lokalin e Beratit: Një turp, Italia nuk mund të humbasë respektin! Ambasada: E pagoi me paratë e veta

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, e ftuar nga kryeministri Edi Rama, mësoi për incidentin e ndodhur në Berat, ku një grup prej 4 turistësh italianë, u larguan nga restoranti “Guva” pa paguar llogarinë e konsumimit të darkës.

Pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni u impresionua nga reagimi fisnik i pronarit shqiptar të “Guvës”, i cili i uroi turistët të bënin ndonjë gjë të mirë me ato para që nuk paguan.

Burime për Shqiptarja.com tregojnë se Giorgia Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të kontaktuar restorantin “Guva” dhe për të paguar llogarinë që 4 turistët italianë nuk bënë.

Në një reagim zyrtar rreth mesditës ambasada italiane bëri të ditur se me porosi të Melonit ishte paguar fatura e turistëve italianë.

‘Me rekomandimin e kryeministres, Giorgia Meloni, proceduam me shlyerjen e faturës së mbetur të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe shlyejnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që episode të këtij lloji të mos përsëriten.’- thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Por ky veprim nxiti reagimin e opozitës në Itali e cila hodhi akuza që ishin përdorur paratë publike. Përmes një reagimi të dytë, ambasada italiane në Tiranë sqaroi:

U përdor fondi personal i Melonit. Pagesa është likuiduar nga fondi personal i kryeministres Meloni përmes ambasadës.

Indinjata
Ndërkohë pamjet e bëra nga një kamera e sigurisë pranë restorantit, pasi u shpërndanë në mediat shqiptare dhe në Tik Tok, tashmë ndodhen në faqet e para dhe të shumë mediave të rëndësishme italiane duke ngjallur indinjatë dhe mes italianëve.

Kryeministrja Giorgia Meloni u largua mbrëmë në orën 23.30 me tragetin Prince drejt Brindizit, ashtu siç edhe erdhi, pasi qëndroi 3 ditë si e ftuar në rezidencën qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Bashkë me Melonin ishin dhe familjarët e saj dhe vajza e mitur.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Giorgia Meloni u tregua shumë e rezervuar në daljen në publik dhe përveç një udhëtimi me varkë në Karaburun, doli vetëm pasditen e djeshme nëpër rrugët e qytetit bregdetar, bashkë me Edi Ramën për një kafe në lokalet aty, e për të vizituar më pas Konsullatën italiane. Gjatë shëtitjes u takua me disa dhjetëra italianë që gjatë këtyre javëve kanë pushtuar Vlorën për pushime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Ambasada italiane del me njoftim: Shkuam në Berat dhe paguam faturën e turistëve italianë me paratë e Melonit

1692383075_italia.jpg

Pasi Ambasada Italiane njoftoi se kreu porosinë e Melonit për të paguar faturën për 4 turistët italianë të cilët nuk shpërblyen restorantin në Berat për porosinë, ambasada ka dhënë një njoftim të dytë. Pas kritikave të opozitës italiane të cilët shpreheshin se fatura është paguar nga fondet publike, ambasada italiane sqaron se llogaria është paguar nga paratë e kryeministres italiane. Në pamundësi të shefes së qeverisë italiane për të shkuar vetë në Berat, pagesa u krye nëpërmjet ambasadës italiane.

 “Janë përdorur fondet personale të Melonit. Pagesa është shlyer me fondet personale të kryeministres Meloni nëpërmjet Ambasadës, e cila e kishte të pamundur të shkonte personalisht për të kryer pagesën në restorant”- thuhet në njoftimin e dytë të ambasadës italiane.

Më herët, ambasada italiane bëri me dije se llogaria për 4 turstët italianë të cilët ikën pa paguar nga restoranti në Berat është kryer me sukses, por pas kritikave të opozitës u dha një sqarim më i hollësishëm.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 19/08/2023 11:34

    Populizmi e solli ne pushtet Melonin…normal qe duhej perdorur dhe kjo video per te fituar me shume populizem. Po ashtu dhe KM i jone mbijeton nga te tilla ngjarje…Vec politikane sjane asnjera pale.

    Përgjigju
  • Iris: 19/08/2023 02:36

    Me kujtohet nje here kam pare ne nje doc.turizmi qe nje nga baballaret e Amerikes kishte nje borxh te pashlyer ne nje nga kolegjet e GB,te cilin kolegji e kishte ruajtur si doc.burokratik i brendshem edhe pse kishin kaluar tre shekuj.Nje turist amerikan qe kishte vizituar kolegjin vitet e fundit,pasi kishte lexuar dokumentat nga arkiva e kolegjit e kishte paguar e shlyer borxhin ne menyre anonimate.

    Përgjigju
  • Tepelena: 18/08/2023 15:19

    Shume mire do bej

    Përgjigju
  • Gjergj: 18/08/2023 14:12

    Delja, IA SHIHTE DHISÈ çdo sekondè tè ditès, por kurrè nuk ndiheshe. E shihte si diçka "sportive" gjithçka. Njè ditè tè bukur, ngriti delja bishtin dhe kreu nevojèn personale. Dhija, e pa dhe nuk ndaleshe sè bèrtituri,,,,,TA PASHÈ MOJ DELE, TA PASHÈ. O shqiptarèt e mi. Le tè mos bèhemi si dhia.!!!

    Përgjigju
    • Berti: 18/08/2023 16:05

      Fiks e ke thene Gjergj

  • Rrapi: 18/08/2023 12:19

    Nje denoncim ne polici dhe ti gjenin te vinin ti paguanin dy fish dhe kaq mbaronte filmin,sa pislliqe bejne shqiptaret dhe italianet bashkr ne Europe e kudo nuk kane te mbaruar lajmet po ti njoftonin te gjitha me duket e ekzagjerume nderhyrja e ambassades dhe melonit

    Përgjigju
  • Gazepi: 18/08/2023 11:49

    Ik o Melon ik se le name. Re viktime e Rames dhe ske minimumin e informacionit. Shqiptaret ne Itali skane le gje pa bere tash 30 vjet e ti u indinjove. Turp per ju shume turp.

    Përgjigju
    • Per Xxx: 18/08/2023 14:41

      Patronazhist i lodhur. Te vjen keq per Melonin dhe nuk di historine mor djale. Lexo dhe hap syte se gjithe qeveria eshte ne burg. Meloni dhe djali Kristaqit eshte ok. Miqesisht

    • XXX: 18/08/2023 12:04

      O gazep gomari o debil, po pse kan ber turpe shqiptaret ne itali edhe duhet bejne te njejten gje italianet ktu? Ik o debil me komento më mire.

  • Delinquenti: 18/08/2023 11:45

    Amon mi Giorge mos u harxho per 80€ e atyne se ja pagujm ne, ti bohu me e mir me ato shqipot qe keni atje per pensionet dhe do te ju a dine per nder gjith jeten dhe ishalla i ke kuptu se kush jon shqipot qe kur te fusin ne shpi me zemer veshtire te hudhin posht

    Përgjigju
  • Tini: 18/08/2023 10:33

    Te tilla ngjarje ndodhin kudo. Ne Itali, ne France, ne Shqipëri et kudo neper bote. Gjithcka m’varet sesi e percjellin mediat mesazhin dhe per cfare interesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku