Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën në përballimin e flukseve emigratore.
“Shpresoj të jetë shembull për BE-në” tha Meloni
Kjo marrëveshje mund të diskutohet shumë edhe nga vende të tjera. Mund të bëhet si një pjesë e zgjidhjes së Bashkimit Europian, këtë e kuptojmë ne dhe e kuptojnë sigurisht edhe mbështetësit e emigracionit të pakontrolluar apo të paligjshëm dhe që faktikisht e kanë kundërshtuar fuqishëm këtë marrëveshje. Pra ne duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe t’iu themi që do ta realizojmë me sukses.
Duke u ndalur tek sulmi mediatik Meloni pranoi se Shqipëria u bë objekt fushate denigruese, ndërkohë që qeveria po ndihmonte por i la të nënkuptonte Ramës se e gjitha nuk kishte qëllim prishjen e imazhit të Shqipërisë ,por objektivi ishte ajo.
Do të jetë një strukturë ku do të kryhen të gjitha procedurat. Do të duhen maksimumi 28 ditë. Do të trajtojë kërkesat për azil dhe përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët kanë origjinën si vende të sigurta.
Rendi publik brenda do të sigurohet dhe qendrat do të jenë operative nga 1 gushti.
Zgjerohet dhe prejardhja e emigrantwve
Do të kemi dhe përshpejtim të procedurave në rastin kur emigrantët vijnë, pra kanë origjinën nga vendet e ashtuquajtura të sigurta si Bangladesh, Kamerun, Egjipt dhe Sri Lanka dhe do të zgjerojmë pra kështu numrin apo prejardhjen, origjinën e emigrantëve, të cilët do të mbërrijnë në Shqipëri. Gjithashtu do të forcojmë dhe të gjitha procedurat, të cilat do të jenë të detyrueshme edhe për gjithë Bashkimin Europian.
Ka patur nga ata që kanë ngritur kundërshti apo problematika për sa i përket kohës së realizimit të këtyre qendrave dhe mjaft parlamentarë të opozitës italiane gjithashtu e kanë ngritur sepse faktikisht para së gjithash na kanë akuzuar se po ngrinim një qendër e njëjtë si Guantanamo, por nga ana tjetër pastaj ankoheshin se punimet për realizimin e këtyre qendrave po vonoheshin, se ishin me vonese. Duam t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet sepse këtu kemi menduar që gjerat do të funksionojnë dhe jam e bindur që do të funksionojnë dhe kemi përuruar një fazë krejtësisht të re në menaxhimin e fluksit emigrantor.
Sigurisht që dy muajt e vonesës të parashikuar për realizimin e punimeve janë shkaktuar edhe përsa i përket terrenit disi të vështirë në Gjadër, por gjithashtu nga ana tjetër marrëveshja dhe këto qendra do të shërbejnë edhe si një zgjidhje për problematikën që haset prej viti 1991, por pastaj ne do të trajtojmë edhe pjesën tjetër te marrëveshjet e mundshme mes Italisë dhe Afrikës Veriore.
Lajmi kryesor: